Avokati i Popullit i quan shoviniste deklaratat e Jabllanoviqit

Kryeministri Isa Mustafa ka preferuar të heshtë për deklaratat e ministrit të kabinetit të tij, Aleksandar Jabllanoviq i cili i quajti egërsira familjarët e personave të zhdukur, pas protestës në Gjakovë.

Lajme

08/01/2015 19:12

Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje nëse do ta qortojë Jabllanoviqin për deklaratat skandaloze të tij. Kohavisioni ka provuar të marrë qëndrim zyrtar nga Kryeministria për këtë çështje, por stafi i Mustafës nuk ka kthyer përgjigje.

Por me deklaratat e Jabllanoviqit është terrorizuar institucioni i Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi.

Ai e ka quajtur shoviniste deklaratën e Jabllanoviqit, derisa ka thënë se kjo është shkelja më rëndë që mund ta bëjë një ministër.

Kurteshi ka thënë se Jabllanoviq do të duhej ndëshkuar menjëherë, porse, sipas tij, ndëshkimin s’ka kush ta bëjë. Avokati i Popullit është shprehur i dëshpëruar me mos reagimin e menjëhershëm të qeverisë.

Pas protestës që u mbajt në Gjakovë, ministri serb në Qeverinë e Kosovës i quajti egërsira të gjithë ata që protestuan, duke përfshirë edhe nënat e personave të pagjetur, raporton KTV.