Avni Arifi emërohet përfaqësues i qeverisë në dialog me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka folur për dialogun me Serbinë.

Lajme

12/01/2018 15:45

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se tash kanë ardhur në një fazë finale.

Ai ka thënë se nga BE-ja i është kërkuar që të emërohet një zyrtarë nga qeveria si përfaqësues në dialog.

Haradinaj ka thënë se i emëruari nga qeveria në dialogun me Serbinë do të jetë shef i bisedimeve, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se pas konsultimeve me partnerët e koalicionit ka vendosur që për këtë pozitë të emërohet Avni Arifi, aktualisht shef i kabinetit të kryeministrit. /Lajmi.net/