Avionët holandezë mbi Irak

Avionët luftarakë holandezë F-16 filluan fluturimet mbi Irak dhe janë gati për t'u bashkuar në fushatën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik. 

Bota

06/10/2014 00:22

Ministria e Mbrojtjes së Holandës ka bërë të ditur se avionët F-16 të këtij shteti sot për herë të parë fluturuan mbi zonën e konfliktit në Irak dhe se janë të gatshëm për të sulmuar.

F-16 do të mbështesin forcat irakiane dhe kurde që po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Përveç aeroplanëve, Holanda do të dërgojë edhe 250 ekspertë ushtarakë dhe 130 trajnerë për ushtrinë irakene.

Holanda, megjithatë, nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër islamistëve në Siri pa një mandat të OKB-së, kujton AFP. (lajmi.net)