Autostrada “Ibrahim Rugova” u bllokua pasi një person është goditur për vdekje

Sot është bllokuar autostrada “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit, ndërsa njësitet e Policisë kanë orientuar vozitës për në rrugët alternative.

Lajme

12/08/2017 19:47

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se sot atje ka ndodhë një aksident, një veturë ka goditur një person.

“Sot atje ka ndodhë një aksident, është shkel një person, por për këtë rast duhet të kontaktoni me Zyrën e për Informim në nivel qendror, pasi ne nuk mund të flasim për autostrada”, ka deklaruar Berisha, për lajmi.net

Ndërsa nga Zyra për Informim e Policisë nuk kemi marr përgjigje.

Raportohet se personi i goditur ka ndërruar jetë. /Lajmi.net/