Autobusi i Tiranës së Re përplas të riun me biçikletë (FOTO/VIDEO)
Një aksident u shënua para pak minutash përballë Librit Univesitar, ku një djalë i ri u përplas nga autobusi i Tiranës së Re.

Lajme
I riu, emri i të cilit nuk është identifikuar, po udhëtonte me biçikletën e tij, kur papritur autobusi e përplasi dhe e shtriu përtokë.
Ishin kalimtarët e rastit ata që nxituan t’i japin ndihmën e parë djalit, i cili u plagos lehtë dhe mezi po e merrte veten nga përplasja.
Policia do të zbardhë aksidentin, ndërsa pritet të merret në pyetje i riu dhe shoferi i autobusit.