Auto-bombë në Beograd (Video)

Në lagjen “Banovo Bërdo” në Beograd, ka shpërthyer një veturë, pronari i së cilës është Vladimir K (46), i cili ka mbetur rëndë i lënduar dhe aktualisht është në gjendje kritike. Thuhet se nga shpërthimi i madh ai kishte fluturuar nga makina e tij e tipit BMW X6.

Lajme

10/06/2015 17:45

“Burri i cili ishte në veturë kishte fluturuar nga dritarja nga shpërthimi i madh, dhe mendohej se është i vdekur. Ai menjëherë ishte dërguar për trajtim në Spitalin Ushtarak të Beogradit”, ka deklaruar zëdhënësja e ndihmës së shpejtë, dr. Nada Macura.

Siç merr vesh “Kurir”, këtë ngjarje të tmerrshme kanë mundur ta shohin kalimtar të rastit, pasi në vendin ku ka ndodhur shpërthimi gjendet stacioni i autobusëve dhe katër kafiteri.

Sipas informacioneve të para, shoferi i veturës ishte duke qëndruar në një kafiteri kur pas disa momenteve hyri në veturë e cila menjëherë shpërtheu. Thuhet se shpërthimi kishte qenë aq i fortë, sa që e kishte nxjerrë nga dritarja shoferin.

YouTube player

 

Shpërthim në Beograd Shpërthim në Beograd1