Aurela Gaçe dhe Fifi po sjellin diçka të re (Foto)

Dyshja e njohur Aurela Gaçe dhe Filloreta Raçi kanë bashkuar forcat e tyre në një projekt të përbashkët.

ShowBiz

09/07/2017 08:30

Përmes një imazhi të publikuar në Instagram, ato kanë bërë të ditur se shumë shpejt do ta sjellin duetin, shkruan lajmi.net.

Në foton të cilën Aurela dhe Fifi e kanë publikuar në rrjete sociale, ato shihen të veshura me një stil të veçantë.

“Nona e krimit” është epiteti që Fifi ia ka vënë Aurelës, që të dyja pritet të sjellin diçka të madhe.

Fifi ka publikuar të premtën projektin e saj më të ri me titull ‘Limonat’. /Lajmi.net/