ATK mbyll disa biznese të pa fiskalizuara

Administrata Tatimore e Kosovës, i ka shënjestruar bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës,  të cilat nuk janë fiskalizuar.

Lajme

15/09/2017 09:38

ATK ka njoftuar se, gjatë aktiviteteve të zhvilluar në teren, zyrtaret tatimor ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike, si dhe nga vizitat e zhvilluar për instalimin e pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin, ka konstatuar se një numër i vogël i bizneseve po rezistojnë pajisjen me arka fiskale.

“Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në finalizimin final”, ka bërë të ditur ATK në një komunikatë për media.

Sipas fotografive, ATK, shihet se ka piketuar disa pompa te derivateve të naftës.

ATK  thotë se është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre. /Lajmi.net/