Athinë, shqiptarët përplasen me armë me rusët, 2 të plagsour

Kontrolli i zonave te trafikut duket se ka qenë shkaku i një përleshje me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur ne zonen Peristeri pas një sherri midis dy grupeve të përbërë nga shqiptarë dhe rusë.

Lajme

17/06/2018 15:40

Për arsye që nuk dihen, të dy grupet dolën në rrugë dhe nisen të qëllonin kunder njëri- tjetrit.

Raportohet për dy të plagosur që janë dërguar në spital. Ndërkohë policia gjeti në vendngjarje 8 gëzhoja./syri.net