Asus prezanton telefonat e rinj

Asus e ka lansuar reklamën e dytë të tij, para mbajtjes së festivalit ‘CES 2014’, ku secila kompani i publikon produktet e tyre të reja. Kjo kompani ka njoftuar se do të lansojë smartphone prej 4, 5 e 6 inç. Të titulluar ‘What’s your number?’ (Si është numri juaj?), reklama është xhiruar në shtëpinë e…

Auto & Tek

30/12/2013 06:30

Asus e ka lansuar reklamën e dytë të tij, para mbajtjes së festivalit ‘CES 2014’, ku secila kompani i publikon produktet e tyre të reja. Kjo kompani ka njoftuar se do të lansojë smartphone prej 4, 5 e 6 inç.

Të titulluar ‘What’s your number?’ (Si është numri juaj?), reklama është xhiruar në shtëpinë e Asus, në Taipei të Tajvanit. Topat fillojnë të bien nga qielli, me numrat katër, pesë e gjashtë, të printuar në ta.

Nga kjo mund ta kuptojmë edhe madhësinë e telefonave që Asus planifikon t’i lëshojë në treg. Kjo do ta shënojë një shtytje përpara të Asus drejt tregut të telefonave, një zonë në rritje në popullaritetit të saj tek konsumatorët.

Konferenca për shtyp e Asus do të mbahet më 6 janar 2014, ku do të prezaneohen edhe zyrtarisht produktet e reja të këtij gjiganti. Kompania po ashtu pret që ta lansojë një pajisje tabletë konvertuese, që është e përbërë nga dy palë dhe drejtohet nga dy sistemet operative, Android dhe Windows.