Astronomët besojnë se kanë gjetur struktura të mëdha aliene në galaktikën tonë

Një yll i identifikuar nga Teleskopi Kepler Space duket se është duke strehuar disa struktura të mëdha të cilat mund të jenë të një civilizimi me teknologji tejet të avancuar.

Auto & Tek

15/10/2015 16:30

Një grup i madh i objekteve të vërejtura në hapësirë duken si diçka e ndërtuar nga një qytetërim i huaj, thonë astronomët.

Jason Wright, një astronom nga Universiteti Shtetëror Penn, thuhet se do të publikojë një raport mbi yllin e çuditshëm që sugjeron se objektet e identifikuara atje mund të jenë një ‘tufë e mega-strukturave’ aliene.

“Jam mahnitur se sa çmendur dukej,” tha Wright për The Atlantic. “Alienët duhet të jenë gjithmonë hipoteza e fundit që duhet ta merrni në konsideratë, por kjo dukej si diçka që do të prisnit të jetë ndërtuar nga një qytetërim alien,” shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ylli i emëruar ‘KIC 8462852’ qëndron afër Rrugës së Qumështit mes konstelacioneve ‘Mjellma’ dhe ‘Lyra’. Ky yll kishte tërhequr vëmendjen e astronomëve për herë të parë më 2009 kur teleskopi Kepler e kishte identifikuar atë si një yll që kishte planete që silleshin rreth tij. (lajmi.net)