Asamblistët ia kujtojnë Shpend Ahmetit që sot është dita e çlirimit të Prishtinës

19 vjetori i çlirimit e gjen Prishtinën të heshtur, të pastolisur dhe me asnjë aktivitet.

Lajme

11/06/2018 17:00

Kështu e ka lënë kryeqytetin kryetari Shpend Ahmeti, thotë asambistja e LDK’së, Vlora Dumoshi.

Vlora Dumoshi thotë se 19 vjetori i çlirimit, kryeqytetin e gjeti pa asnjë aktivitet për nder të kësaj dite. Dumoshi fajëson kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për injorimin e një date kaq të rëndësishme për Prishtinën.

Ky është postimi i Dumoshit në Facebook:

“11 Qershori – Dita e Çlirimit të Prishtinës

19 vjetori i çlirimit të Prishtinës ka dëshmuar braktisjen që Kryetari i saj Shpend Ahmeti i ka bërë kryeqytetit.

Dita më e rëndësishme, e gjeti qytetin pa asnjë aktivitet për qytetarët, sheshet totalisht të pa stolisura, asnjë ceremoni e organizuar në publik, kryetari nuk dënjon të marrë pjesë as në seancën solemne të organizuar në Kuvendin Komunal.Ndryshe prej traditës së deritashme, dhe prej praktikës së qyteteve tjera, Prishtina po e humb identitetin dhe po bëhet qytet pa shpirt për shkak të keqmenaxhimit nga nga e lidershipit aktual”.