Asambleistët e Kosovës

Lista e kandidatëve që kanë fituar votat për t’i përfaqësuar qytetarët në Asambletë Komunale, sipas një dokumenti jopërfundimtar dhe jozyrtar, që ka rrjedhur në opinion.

Lajme

20/11/2013 15:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar punën me listat e kandidatëve të cilët kanë fituar ulëse në Asambletë e Komunave të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, por një listë jozyrtare ka rrjedhur.

Ato nuk janë certifikuar ende, për dallim nga rezultatet e kandidatëve për Kryetarë të Komunave, të cilat janë certifikuar sot për 37 komunat, përveç Zveçanit, i cili do të shkojë në rivotim në tri vendvotime.

Listën mund ta shikoni këtu: Rezultatet Perfundimtare te Kandidateve nga QNR

Megjithatë, KQZ ka reaguar duke thënë se këto rezultatet që po qarkullojnë nuk janë të plota, janë të pasakta dhe rrjedhimisht nuk duhet të merren si zyrtare.