As milioneri Fisnik Ismaili dhe Dardan Sejdiu nuk i paguajnë faturat e ujit (Dokumente)

As deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe Dardan Sejdiu, njëjtë sikurse miku i tyre, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me vite të tëra nuk i kanë paguar faturat e shpenzuara të ujit, raporton lajmi.net.

Lajme

23/09/2017 14:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveçse nuk e ka kryer obligimin e Komunës së Prishtinës prej 2.5 milionë eurosh për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, dje u raportua se ai nuk e ka paguar as ujin që e ka shpenzuar për më shumë se një vit.

I pari i Prishtinës, i cili do duhej të ishte shembull për të gjithë qytetarët në kryerjen e obligimeve të veta, si duket as që çan kokën për to, sepse sic shihej edhe në kartelën financiare, borxhi i Ahmetit ishte 136 euro.

Mesatarja mujore e shpenzimeve të ujit nga Shpend Ahmeti ishte rreth 6 euro në muaj, derisa borxhi i përgjithshëm prej 136 eurosh atij i ishte grumbulluar për më shumë se një vit.

Megjithatë, si duket papërgjegjësinë e kanë emërues të përbashkët me Ahmetin edhe dy miqtë e afërt të tij, deputeti Fisnik Ismaili dhe ish-nënkryetari i Ahmetit, Dardan Sejdiu, tani deputet,

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka gjithsej 332 euro borxh të papaguar, ku me nje mesatare prej rreth 15 euro shpenzime mujore, i bie që nuk ka paguar ujë gati që dy vjet.

Ndërsa, ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, që gjithashtu sillet si i përgjegjshëm, ujësjellësit i ka borxh 131 euro, ku me një vlerë mesatare prej rreth 10 euro në muaj shpenzim, i bie që nuk ka paguar për më shumë se një vjet ujin që ka shpenzuar në familjen e tij. /Lajmi.net/

21919512_10211425066757264_1183542823_n

22016753_10211425066837266_1889636792_o

 

21935414_10211425082397655_761295184_n