As imamët nuk janë mbi ligjin

Sipas kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe ministër në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani, në Kosovë nuk ka rrezik nga radikalizmi fetar.

Lajme

13/08/2014 20:20

Në një intervistë dhënë RTK-së, kreu i PD-së tha se e tërë situata duhet të parandalohet nga shteti, në mënyrë që të mos shkohet në Siri, si dhe të mos komprometohen me veprime dhe me islamofobi.

Agani tha se e mbështet Policinë e Kosovës si dhe BIK-un, duke vlerësuar se BIK-u nuk është mbështetur sa duhet nga shteti që nga pas lufta.

I pyetur nëse do të ketë hetime edhe ndaj disa imamëve në vend, Agani tha se çdokush që ka shkelur ligjin duhet të hetohet. 

Ndërkaq, në një intervistë tjetër, po sot, Agani ka thënë për Info Magazinë të Klan Kosova, se shteti është dalshur të lejojë mësimin fetar nëpër shkolla, në mënyrë që të rinjtë të merrnin mësim fetar në shkolla, e jo të mësojnë nga burime të dyshimta në internet dhe forma tjera.