Arta Bajrami paralajmëron rikthimin në skenë

Këngëtarja Arta Bajrami tash e një kohë nuk është aktive me projekte muzikore.

ShowBiz

16/04/2018 16:05

Këngëtarja i është përkushtuar jetës private, sidomos rritjes së fëmijëve, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, Arta ua ka kujtuar fansave të saj disa prej projekteve muzikore që ka realizuar më parë.

Në këtë rast, ajo paralajmëroi edhe për një rikthim të fuqish në tregun muzikor, por nuk ka dhënë detaje.

“Para se me “bombardu” tregun me kangë të reja… t’i rikujtojmë pak hitet e të gjitha kohërave”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografi. /Lajmi.net/