Art në kokat e njerëzve me kancer (Video)

Sëmundja e kancerit para se të merr jetë merr bukurinë e njerëzve, pikën më kryesore të bukurisë, e që janë flokët, sidomos tek femrat, transmeton lajmi.net

Fun

02/08/2017 14:07

Njerëzit e sëmurë me kancer kanë nevojë për përkrahje, të rrethuar me njerëz që u japin forcë , ata mund t’ia dalin.

Për t’iu dhënë pak buzëqeshje në fytyrat e tyre të gjithë mund të gjejmë një rrugë, Sara është një grua e cila ka gjetur një mënyrë se si t’i bëjë të buzëqeshin femrat me kancer, transmeton lajmi.net

Dora e Sarës, mbushë hapësirën pa flokë të këtyre femrave. Varësisht nga preferencat e tyre ajo i bën ato të duken më mirë.

Në rastin konkret, kjo femër me kancer ka zgjedhur të e bashkëngjitë prapa kokës edhe mesazhin që ajo dëshiron “Stage IV needs more” – “Faza IV ka nevojë për më shumë”.

Ideja e Sarës erdhi nga nëna e saj, e cila i kërkoi të bijës të bëjë diçka të tillë në kokën e shoqes së saj. Sara e përshkruan këtë si një eksperiencë të veçantë, e cila e bën të ndjehet tejet mirë përderisa njerëz të tillë me punën e saj ndjehen më të bukur.  /Lajmi.net/

YouTube player