Arsyetimi më qesharak deri tash: Jahti që ishte Shpendi shërbente si kafene!!! (Foto)

Një portal i afërt me Vetëvendosjen ka publikuar një lajm që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po qëndronte me bashkëshorten në jaht. Në titull thuhet se ky jaht shërbente si kafene për vizitorët, por që deri më tani nuk është dëshmuar.

Lajme

27/03/2017 15:24

Fillimisht ky portal ka publikuar lajmin më pas e ka fshirë.

Deri më tani Ahmeti është deklaruar vetëm përmes disa statuseve në Facebook, duke thënë se po akuzohet se është vit zgjedhor dhe se pret luftë të ashpër për kreun e Prishtinës.

Por Ahmeti nuk ka pranuar të tregoi arsyen e qëndrimit në atë jaht që mediat raportuan se është i vllezërve Devolli, që kanë disa biznese dhe pasuri multi milionëshe.

Edhe një pjesë e shoqërisë civile kanë kërkuar sqarime nga Ahmeti. Ndërsa kreu i SOROS-it në Kosovë Haki Abazi i ka kërkuar Ahmetit të dorëhiqet nga kreu i Prishtinës./Lajmi.net/