Arsyet pse duhet të bëjmë seks rregullisht

A jeni të stresuar? Nuk mund të flini? Ka disa probleme të cilat mund të zgjidhen thjesht duke bërë seks rregullisht. Zbuloni cilat janë ato.

Lifestyle

31/12/2015 10:11

  1. Seksi redukton stresin

Nëse keni kaluar një ditë të keqe në punë dhe po ndiheni të stresuar, seksi mund të iu ndihmojë të relaksoheni dhe do t’i reduktojë nivelet tuaja të stresit.

Gjatë seksit trupi juaj prodhon dopaminë e cila na ndihmon të qetësohemi, na ngrit nivelet e lumturise natyrale dhe rrit kënaqësinë.

  1. Seksi është një ushtrim i kënaqshëm

Sa herë që përmenden stërvitjet, shumë prej nesh zmbrapsemi, por jo nëse ajo stërvitje përfshin seksin.

Gjatë seksit trupat tanë janë vazhdimisht duke përjetuar ndryshime fiziologjike të ngjashme me ato që i përjetojmë gjatë stërvitjes. Nëse bëni seks tri herë në javë atëherë do digjni 7,500 kalori në vit.

  1. Seksi i ndihmon sistemit tuaj të imunitetit

Një studim ka treguar se studentët të cilët kanë deklaruar që bëjnë seks të paktën 2 herë në javë kanë nivele më të larta të antitrupthave se ata që nuk kanë fare seks.

Gjatë seksit, antigjenet si imunoglobina A lirohen të cilat dihet se e luftojnë të ftohtin dhe gripin, transmeton lajmi.net

  1. Seksi të ndihmon të flesh si duhet

Si stërvitjet, seksi rrit rrahjet e zemrës e cila con te relaksimi. “Pas orgazmës, hormoni prolactin lirohet,” thotë Sheenie Ambardar, MD, një psikiatre në California, “i cili është përgjegjës për ndjenjat e relaksit dhe të gjumit.”

  1. Seksi i rregullon periodat

Nëse periodat tuaja janë të parregullta, faji mund të jetë te një jetë e stresuar. Sic u përmend më lart, seksi redukton stresin kështu që do të ndihmojë edhe në rregullimin e periodave tuaja. /lajmi.net