Arsenal vs Chelsea

Arsenal vs Chelsea është padyshim derbi kryesor nga kryeqyteti anglez, Londra.

Lajme

02/08/2015 11:00

Të dy këto super skuadra takohen sot në finalen e Community Shield me fillim nga ora 16:00 në Wembley.

Deri më tani mes tyre janë zhvilluar plotë 187 ndeshje nga të cilat dominon Arsenali që ka 71 fitore, Chelsea 60 dhe 56 të tjera u mbyllën baraz.

Golashënuesi më i mirë në këtë derbi mbetet sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba që ka realizuar 13 gola.

Fitorja më e madhe është regjistruar nga Chelsea gjatë sezonit 2013-14 ku Blutë fituan 6-0.

Shikueshmëria më e madhe ishte pikërisht në Wembley gjatë vitit 2009 ku të pranishëm ishin 88,103 persona.

Ndeshja e fundit mes tyre u zhvillua më 26 prill të këtij viti në Emirates dhe u mbyll me rezultat 0-0.