Arsenal – Chelsea, pjesa e parë mbyllet 2:0

Është realizuar edhe goli i dytë në super derbin londinez.

Sport

19/01/2019 19:14

Arsenal dhe Chelsea janë duke luajtur një nga ndeshjet më të bukura këtë edicion në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Kanë mjaftuar 40 minuta lojë që të shohim golin e dytë në këtë takim, i cili erdhi përsëri nga skuadra e Arsenal.

Ishte kapiteni i “gunners” Laurent Koscielny i cili dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, me një goditje me kokë.

Me këtë gol skuadra e Arsenal mund të futet më e qetë në pauzën 15 minutëshe mes dy pjesëve.

Më poshtë mund ta shihni golin e dytë të Arsenal. /Lajmi.net/