Arrin në shtëpi foshnja 0.7 kilogramëshe, pas qëndrimit 115-ditësh në spital

Një vajzë e vogël që lindi tre muaj përpara kohës dhe më e vogël se dora e babait të saj, është sjellë në shtëpi vetëm në kohë për Krishtlindje pas katër muajsh në spital.

Fun

16/12/2018 23:09

Vicky Russell, 27 dhe Scott Daly, 30 vjeç, iu thanë se vajza e tyre Layla nuk do të mbijetonte për shkak të problemeve të mëlçisë – por ata refuzuan një abort të vonshëm dhe ajo lindi duke peshuar vetëm 0.7 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Me mushkëritë e pazhvilluara, Layla duroi 11 transfuzione gjaku pas lindjes, derisa disa prej organeve të saj të tretjes filluan të vdisnin.

Mjekët konfirmuan se nuk kishin pasur raste të tilla më parë, ndërsa pohuan se ishte një ndër rastet më të vështira në jetën e tyre. /Lajmi.net/