Arrestohet shtetasi serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të një  qytetar të Serbisë, i cili  ka hyrë në territorin e Kosovës në mënëyrë ilegale.

Lajme

27/05/2017 11:58

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i arrestuari në Graçanicë, N.N, nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Serb shtetas i Serbisë pasi që dyshohet se i njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. Gjatë verifikimit është konstatuar se i njëjti nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij. Nga i dyshuari  është konfiskuar një veturë Audi A-6 me targa të Serbisë pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/