Arrestohet polici që bëri thirrje për vrasjen e vëllait të kryeministrit serb

Polici Dragisha Petkoviq nga Kragujevci është arrestuar pasi përmes profilit të tij në Facebook, kishte bërë thirrje për vrasjen e Andreja Vuçiq, vëllai i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.

Lajme

30/09/2014 18:18

Polici Petkoviq duke komentuar në një lajm për rrahjen e vëllait të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, kishte shkruar, “Është dashur ta vrisnit, a nuk mundët a”, shkruan Kurir, transmeton lajmi.net.

Tutje kjo gazetë shkruan se ky koment i këtij pjesëtari të policisë është dëshmi se disa pjesëtarë MPB-së, nuk e meritojnë të veshin uniformën, por ata duhet larguar sa më parë, për të mos lejuar ndotjen e emrit kolegëve të tyre të nderuar. “Uniforma dhe simbolet e shtetit nuk janë për të gjithë. Ky njeri i cili e quan vetën oficer policie, do të nderonte kolegët e tij, vetëm nëse do të vendosjes prapa hekurave”. (lajmi.net)