Arrestohet personi që kanosi dy policë

Është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka penguar në kryerjen e detyrës dy policë.

Lajme

18/12/2018 11:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë, ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa ishin në detyrë, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë i dyshuari kishte qenë pasagjer në një veturë që e kishin ndaluar policët për kundërvajtje, por gjatë shqiptimit të tiketës kishte ndërhyrë i dyshuari dhe kishte kanosur policët.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/