Arrestohet personi që detyroi viktimën për prostitucion

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti e kishte detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale.

Lajme

22/01/2019 09:40

Më 17 janar në Fushë Kosovë, ishte raportuar se një person e kishte detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale, raporton lajmi.net.

Pas katër ditësh, pra dje më 21 janar Policia ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/