Arrestohet për haraç serbi që dogji flamurin shqiptar dhe kosovar

Udhëheqësi i tifozëve të klubit Crvena Zvezda, Ivan Bogdanov është arrestuar të martën në Kotorr të Malit të Zi, së bashku me Marko Vuçkoviqin, gjithashtu udhëheqës i tifozëve të Zvezdës.

Lajme

05/08/2014 23:45

E përditshmja serbe “Blic” raporton se, përveç tij, në Kotorr janë arrestuar edhe miqtë e tyre M.P., S.G. dhe S.A. për shkak të dyshimeve se ata kanë kërkuar haraç prej 250 mijë eurove nga beogradasi M.D.

Ivan Bogdanov u bë i njohur për publikun pas huliganizmit në Gjenovë të Italisë, në vitin 2010, në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Serbisë. Ai pati djegur flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës, kurse u dënua me dy vjet burg për shkak të sulmit ndaj policisë dhe pjesëmarrjes në rrahje masive në Beograd, transmeton Indeksonline.