Arrestohet në SHBA një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Lazarat – Lajmi.net
Arrestohet në SHBA një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Lazarat
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 16:10, 23 December 2017
Është vënë në pranga në Shtetet e Bashkuara një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Qershor 2015 në Lazarat.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombëtar :

Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”, parashikur nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25; 278/2 dhe 283 të K.Penal të R. Shqipërisë.

***

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë./ Top Channel

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO