Arrestohet në Greqi, shqiptari i dyshuar për lidhje me ISIS-in

Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin e Shqipërisë, L. R. nga Berati.

Lajme

21/05/2018 23:45

Sipas burimeve policore, emri i tij ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Sipas policisë greke, ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.

R. u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare, përcjell Tch. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.