Arrestohet edhe një kosovar për ‘krime lufte’ në Serbi

Shteti serb nuk po ndalet së arrestuari qytetarët kosovarë, pasi pas arrestimit të Nehat Thaçit, Serbia e ka arrestuar edhe Hilmi Kelmendin për “krime të luftës”

Lajme

31/10/2016 12:16

Siç bëjnë të ditur burime të Gazetës Monitor, Hilmi Kelmendi nga Gjakova, sot do të dalë para Gjykatës në Serbi.

Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e tij.

Ky është arrestimi i dytë i qytetarëve kosovarë në një kohë të shkurtër nga shteti serb, pasi Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës u arrestua një muaj më herët dhe u akuzua për terrorizëm.