Arrestohet deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Ai dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

14/12/2015 09:35

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një njoftimi ku ndër të tjera thotë se “Ditët kur Kadri Veseli thërret për seancë të Kuvendit, janë shndërruar në ditë policore”.

Në njoftim bëhet e ditur edhe për arrestime të tjera:

– Ora 08:30, arrestohet aktivisti i VETËVENDOSJE!-s në Pejë, Besnik Zeqiraj, i cili është një prej aktivistëve kryesore atje.

– Ora 08:45, Policia arreston, në shtëpinë e tij, deputetin Ismajl Kurteshi për ta dërguar në Gjykatë.

– Ora 09:00, Policët civilë mbikëqyrin vazhdimisht zyrat e grupeve parlamentare të opozitës.

aa

– Ora 09:15, Policia nuk lejon deputetët e opozitës që të futen në Kuvendin e Kosovës, duke dashur që të kontrollojë ata detajisht.

Një qeveri që me polici përpiqet të shtyp opozitën, është qeveri jolegjitime.