Arrestohen tre persona në Dragash, iu gjetën mbi 4 kilogramë marihuanë në veturë

Në fshatin Plavë të Dragashit, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona.

Lajme

02/10/2018 12:22

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtëve në veturën që po udhëtonin u janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë mbi 4 kg dhe 755.80 € para të gatshme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Policia e Kosovës ka bastisur pesë lokacione të personave të dyshuar ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi: 73.5 gramë substanca të dyshuara narkotike të dyshuara si marihuanë, një shishe plastike me substanca të lëngshme vajore, 690 €, një mulli pajisje për bluarjen e substancave narkotike dhe 4 copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/