Arrestohen dy persona, shantazhuan një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë.

Lajme

21/02/2019 09:08

Të arrestuarit kishin shantazhuar me publikimin e disa fotografive një femër, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin shantazhuar me publikimin e disa fotografive  diskredituese të viktimës femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/