Arrestohen dy gra në Prizren, kishin vjedhur rroba në vlerë 90 euro – Lajmi.net
Arrestohen dy gra në Prizren, kishin vjedhur rroba në vlerë 90 euro
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 19:00, 16 May 2018
Dy gra janë arrestuar në Prizren, pasi kishin vjedhur rroba në vlerë prej 90 eurosh në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.

Sipas hetimeve të para, ato ishin ndalur nga personeli i sigurimit pasi duke dalë nga objekti ishte aktivizuar alarmi.

Gjatë kontrollit u ishin gjetur një palë darë dhe gërshërë, si dhe rrobat e vjedhura në vlerë 90 euro, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Fjalët kyçe: Prizren., vjedhje

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master