Arrestohen 5 filloristë, dëshiruan ta bombardojnë shkollën (Foto)

Policia ka arrestuar pesë nxënës të klasës së pestë në Nju Xhersi, për gjoja komplot për të sulmuar një shkollë të mesme gjatë një udhëtimi në terren.

Bota

05/12/2015 18:13

Nxënësit, të cilët kishin qenë që nga kopshti deri në klasën e pestë në shkollën “School 11” në Clifton, u arrestuan të mërkurën.

Policia tha se ata kishin një pajisje me vete në shkollë dhe kishin në plan që ta përdornin atë gjatë udhëtimit të tyre për në shkollën e mesme Clifton, transmeton lajmi.net.

Pajisja më vonë u zbulua se është jo-shpërthyese, por hetuesit thonë se incidenti nuk ishte një shaka. Autoritetet thonë se nxënësit u kapën kur mësuesit dhe administratorët gjetën plane me shkrim se si do ta kryenin sulmin.

2F03DBB200000578-3343890-image-a-108_1449125358020

Shkolla pastaj kontaktoi policinë. Nxënësit më pas u liruan tek prindërit e tyre më vonë të mërkurën. Ata ishin të gjithë të moshës 10 dhe 11 vjeç, por nuk janë bërë të ditur emrat për shkak të moshës së tyre.

Të gjithë janë pezulluar nga shkolla, por nuk pati ndonjë akuzë penale të ngritur kundër tyre. Hetimi i policisë ende po vazhdon. (lajmi.net)