Arrestohen 2 persona për vjedhje të rëndë

Në Drenas, Policia e Kosovës njofton se të shtunën ka arrestuar dy persona.

Lajme

29/05/2016 14:17

Dy të dyshuar meshkuj janë dërguar në mbajtje, pasi që të njëjtit kanë hyrë me forcë në një ordinacë private, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, në këtë ordinancë, të dyshuarit kanë vjedhur një TV plazma dhe një aparat për matje të tensionit.

Ky rast, nga organet e rendit është cilësuar si vjedhje e rëndë.

Me udhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net