Arrest shtëpiak të dyshuarit për plagosjen e vëllait të Rexhep Selimit

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Xh.N. i cili dyshohet se është i përfshirë në incidentin ku mbeti i plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi.

Lajme

22/01/2018 17:10

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, avokati i Xh.N, Leon Përlaska.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar si të dyshuar personin me iniciale Xh.N.

Të dielën  Prokuroria e Kosovës kishte kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.