Arrest shtëpiak për shoferin e dyshuar se shkaktoi vdekjen e 11 vjeçarit në Mitrovicë – Lajmi.net
Arrest shtëpiak për shoferin e dyshuar se shkaktoi vdekjen e 11 vjeçarit në Mitrovicë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:04, 12 October 2018
Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurit A.B., cili dyshohet se shkaktoi vdekjen e 11 vjeçarit nga Mitrovica me autobus.

A.B. në një aksident trafiku që kishte ndodhur  dy ditë me parë në qytetin e Mitrovicës kishte qenë vozitës i autobusit KF “ Lushta “, ndërsa nga aksidenti kishte pësuar një 11 vjeçar, i cili nuk kishte mundur  t’u mbijetoj plagëve të marra dhe kishte vdekur në vend.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, e siguruar nga kallxo thuhet se me dhjetë tetor rreth orës 14:50 në rrugën lokale të fshatit Lushtë-Mitorvicë, duke shkuar në drejtim të fushës së futbollit të klubit  “Lushta“, i dyshuari me autobusin e tij nga pakujdesia e kishte goditur tani të ndjerin Xh. J.

Sipas prokurorisë ende pa u ndalur në tërësi, pa u kujdesur për sigurinë e fëmijëve që gjendeshin brenda, e hap derën e përparme të anës se djathtë, me pas turma e fëmijëve kishte filluar të dalin nga autobusi.

I ndjeri Xh.J. ishte rrëzuar në tokë dhe drejtuesi i autobusit me rrotën e përparme të anës së djathtë të autobusit e kishte goditur, si rezultat i kësaj tani i ndjeri kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në kërkesën e saj prokuroria ka theksuar se duke marr parasysh raportet policore dhe dëshmitë e dëshmitarëve, dokumentacionet mjekësore, foto-dokumentacionin si dhe shkresat tjera që gjendeshin në lëndë, provohet kryerja e veprës penale.

Andaj duke u bazuar në të lartcekurat Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vlerësuar të jenë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit për A.B.

Ndërsa në seancën dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, avokati Vehbi Beqiri ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjen e fëmijës Xh. J.

Por, Beqiri ka shtuar se lidhur me gjendjen e paraqitur në kërkesën e prokurorisë nuk do të deklarohen pasi që sipas tij i pandehuri nuk kishte qenë në gjendje që ta përfundonte deklarimin e tij lidhur me ngjarjen tragjike, duke shprehur se hetimet të cilat tani janë në fazën fillestare do të tregojnë gjendjen faktike.

Avokati Beqiri, po ashtu theksoi se edhe familja e të pandehurit ka shprehur një ndjenjë të thellë për familjen e 11 vjeçarit, dhe se e njëjta me pajtimin e plotë të viktimës kishte marr pjesë në ceremoninë e varrimit të fëmiut, ku me ndërmjetësim edhe ishte bërë pajtimi sipas traditave.

“ I pandehuri nuk është person i njohur të ketë pasur raste të tjera dhe ky aksident e ka goditur edhe të njëjtin, pasi që ai ditën kritike kishte qenë duke vozitur autobusin nga i cili kishte rënë tragjikisht fëmiu. Konsideroj se i pandehuri do të respektoj cilëndo masë që gjykata e vlerëson adekuate për t`u plotësuar kërkesat sipas prokurorisë, konsideroj që edhe masat tjera alternative do të ishin të mjaftueshme që ky rast të hetohet dhe procedura të zhvillohet pa vonesë“, ka thënë në fund avokati Beqiri.

Kurse i pandehuri A.B. ka deklaruar  se i vije keq për atë çfarë kishte ndodhur.

Ndërsa me rastin e marrjes se aktvendimit për caktimin e masës, gjyqtari Sabit Rama ia ka caktuar masë e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurit A.B., duke e vlerësuar kështu si masë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës se të pandehurit gjatë procedurave të mëtutjeshme.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO