Arkivoli i nënës vret të birin, të dy ne varr (Video)

Një incident i rrallë, por dhe tragjik njëherësh, ndodhi në Indonezi, kur arkivoli që mbante një grua ra mbi të birin e të ndjerës duke i marrë jetën këtij të fundit.

Lifestyle

19/06/2018 10:40

 

Viktima, 40-vjeçari Samen Kondorra, së bashku me disa njerëz të tjerë, po mbanin arkivolin duke e ngjitur në një kullë derrasash, sipas një riti tradicional nderimi para varrimit.

Por shkallët u shembën e arkivoli zuri poshtë disa të gjallë, mes tyre dhe të birin e të ndjerës.

Kështu, Samen u varros pranë nënës Burte. /Lajmi.net/