Arkitekti kosovar tregon të vërtetën për syzet e humbura të arkitektit me famë botërore /FOTO

Arkitekti Ideal Vejsa, ka mohuar kategorikisht se i ka vjedhur syzet arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels.

Lajme

07/06/2018 17:11

Më 24 maj një grup arkitektësh kosovarë kishin shkuar në Venecia, të merrnin pjesë në Bienale. Pas kësaj ngjarje Vejsa u akuzua se i kishte vjedhur arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, syzet e tij.

Vejsa në një prononcim për lajmi.net ka thënë se lajmi që ka qarkulluar sot në media, se ai ka vjedhur syze, ishte i rremë, pasi thotë se ka qenë vetëm qëllim i keq i disa personave.

“Është qëllim i keq i disa njerëzve të këqij  që duan vetëm vëmendje dhe ndihen shumë keq ndaj sukseseve të të tjerëve”, ka thënë ai.

E vërteta e krejt kësaj, sipas arkitektit, është se ai i ka gjetur syzet e Ingelsit, por menjëherë nëpërmjet një koleges së tij ia ka kthyer pronarit.

“Ajo janë do syza të cilat janë harru prej arkitektit, janë gjetur prej meje dhe nëpërmes një koleges time unë ja kom dërgu dhe e kam emailin falënderues për syzat që ja kam dërgua e ata i japin kahje tjetër”, është deklaruar ai.

Vejsa thotë se ka edhe dëshmi që e pastrojnë emrin e tij nga një akuzë e pavërtete. Është një email që një koleg i Vejsës, Astrit Rraci, i ka dërguar, Daria Pahhota, nga zyra e arkitektit Ingels.

“Ne komuniteti i arkitektëve nga Kosova, e kemi marrë një email, ku thuhet se një arkitekt i mirënjohur nga këtu, me sa duket, ka vjedhur një palë syze nga Bjarke Ingles. Unë vetëm dua të verifikoj nëse e-mail dhe e gjithë historia është e vërtetë ose fakeneës, pasi që ai ishte lajm i madh në mëngjes, në mesin e komunitetit të arkitektit nga kjo zonë. Në qoftë e gjithë kjo është mashtrim, unë dua të ndihmoj arkitektin të pastrojë emrin e tij, pasi unë nuk mund të imagjinoj sesa çmenduri do të ishte për t’u akuzuar për vjedhje”, thuhet në emailin që Rraci i ka dërguar Pahhotas.

Ndërsa përgjigja nga kjo e fundit vije:

“Unë sapo fola me Bjarke dhe është shumë e rëndësishme që ai do të bëjë të qartë se syzet e Bjarkes nuk janë vjedhur, por ai është jashtëzakonisht i lumtur që ata u gjetën nga z. Vejsa dhe dërguan nga ai shumë shpejt”.

Vejsa bën thirrje nga mediat që të mos publikohen lajme te rreme ose të paktën të kontaktohet edhe pala e akuzuar, në këtë rast ai.

“Mediat duhet ta kontaktojnë edhe palën tjetër për të marr një qëndrim, mos të publikon lajme që nuk janë të vërteta”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, Vejsa ka thënë se do t’i denoncoi ata që u morën me këtë shpifje.

“Denoncim për krejt ata që s’kanë punë tjetër përpos m’u marr me shpifje…”, ka shkruar Vejsa në llogarinë e tij në Facebook, të shoqëruar me përgjigjen e Pahhotas. /Lajmi.net/