Arian Çani vendos të largohet nga Shqipëria, ja pse mori këtë vendim

Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 dhe fton të gjithë shqiptarët të mendojë seriozisht për këtë.

ShowBiz

15/03/2017 09:34

Ai thotë se gjërat në Shqipëri po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

“Së shpejti nga ky vend do largohem, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”,- thotë Çani.

Ndonëse gazetarja Eni Vasili nguli këmbë për vendin ku do të largohej, Çani nuk u përgjigj, por shtoi: “Do na duhen disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë”.

Më pas ai iu drejtua Henri Çilit duke i thënë: “Mos ma merr si shaka…Arian Çani nuk ka asnjë përgjegjësi publike…Kjo është ndjesia ime nga ato që shoh”.