Ardit Gjebrenë e pyesin a ka kohë për seks! Përgjigja e tij thjeshtë epike

Padyshim që Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur dhe më të suksesshëm të ekranit shqiptar.

ShowBiz

21/01/2018 19:04

Këtë herë ai ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” të moderatores Roza Lati, e cila nuk ka nguruar t’a vërë në siklet Arditin me pyetjet e saj. Një prej këtyre pyetjeve ishte nëse Gjebreas i dilte koha për të bërë seks.

“Do habitesh, por më del,”-u përgjigj me humor Gjebrea.

“Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund.

Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm”,-u përgjigj moderatori./Gazeta Express/