Ardian Gjini thotë se po punon shumë të arrijë fitore në Gjakovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , Ardian Gjini, është deklaruar më parë se synon kreun e Gjakovës.

Lajme

12/08/2017 12:51

Mirëpo, deri më tani partitë e tjera nuk i kanë zbuluar kandidatët e tyre për këtë komunë, ndonëse zgjedhjet lokale po afrohen, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar më Gjinin, i cili tha se po punojnë maksimalisht që Aleanca dhe ai të dalin fituese në zgjedhjet lokale më 22 tetor.

“Po jam kandidat për Gjakovë. Unë po punoj për me fitu, Aleanca po punon për me fitu në Gjakovë, shpresojmë që kemi me fitu”, u shpreh Gjini.

Ai ka thënë, se nuk e di ende kënd do ta ketë kundërkandidat, mirëpo ka dëgjuar disa emra të pakonfirmuar.

“Nuk e di kush do të jenë kundërkandidatë e partive tjera për Gjakovë. Emra të konfirmuar për momentin nuk ka, po përfliten emra mirëpo jo të konfirmuar shpresojë”, tha mes tjerash ai. /Lajmi.net/