Arbër Geci: Ministria e Arsimit e vendosur për luftimin e korrupsionit në Arsimin e Lartë

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, ka deklaruar se ministria e Arsimit është e vendosur për ta luftuar korrupsionin në këtë fushë, krijimin e mekanizmave parandalues dhe rritjes së transparencës.

Lajme

16/11/2017 16:43

Ai këto deklarime i ka bërë gjatë një tryeze me  temën ‘Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë’.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e BE-së dhe të Këshillit të Evropës

“Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë, janë temat që trajtuam sot, bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit për promovimin dhe zbatimin e Kodeve të Sjelljes dhe Etikës në Arsimin e Lartë”.

“Ky projekt i financuar nga BE dhe KE, trajton një nga temat më të ndjeshme të sistemit tonë arsimor, prandaj me këtë rast, shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit, për të vendosur gjithë kapacitetet e veta në funksion të luftimit të korrupsionit në Arsimin e Lartë, krijimit të mekanizmave parandalues, rritjes së transparencës dhe fuqizimit të standardeve etike e kodeve të sjelljes”, ka shkruar zvministri Geci./Lajmi.net/