Arban Abrashi: Si kryetar i Prishtinës prioritet i imi fuqizimi i gruas

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, ka thënë se “do të punojë për fuqizimin e grave”.

Lajme

26/09/2017 12:49

Abrashi sot gjatë ditës ka pasur një prezantim të programit të tij për Prishtinën, ku sipas tij, pjesë e rëndësishme e qeverisjes do të jenë edhe gratë.

Ky është shkrimi i plotë i Abrashit:

Sot, pata kënaqësinë që bashkë me Kryetarin e LDK-së, Akademik Isa Mustafa të gjendem përpara një audience të përbërë nga gratë prezentë në Shoqata të ndryshme të grave në Prishtinë.

Çdo ditë jemi dëshmitarë të fuqisë transformuese që gratë posedojnë duke kontribuar sa herë që janë pjesë aktive e shoqërisë tonë. Andaj, investimi në gra nuk është investim në individë por investim dhe fuqizim i familjeve, shoqërisë e shtetit tonë.

LDK-ja në këto zgjedhje në lista komunale ka gra të profileve të ndryshme arsimore të cilat në Asamble do të jenë zëri kryesor mbështetës i grave. Ndërsa unë si Kryetar i Prishtinës do ta bëj prioritet timin fuqizimin e tyre sidomos në fushën e punësimit e subvencionimit të ideve të tyre biznesore por edhe në angazhimin e tyre në aktivitete kulturore e sociale në të cilat pjesëmarrja e grave është një vlerë e shtuar.