Apple sjell për përdoruesit macOS High Sierra

Pasi e paralajmëroi më herët në ngjarjen e konferencës së zhvilluesve, Apple tash sjell azhurnimin macOS High Sierra në pajisjet kompatibile në gjithë botën.

Auto & Tek

26/09/2017 18:17

Sistemi operativ është pa pagesë dhe mund të merret përmes Mac App Store.

Versioni i fundit mbështet të gjitha modelet Mac nga viti 2010.

High Sierra ka sistem të ri skedarësh me emrin Apple File System. Aty është edhe mbështetja për foto efikase dhe video standard – HEIF i HEVC.

Ka edhe disa përmirësime, të cilat përdoruesit do t’i vërejnë. Aty përfshihet përvoja e re me Siri, mjetet e reja për përpunim në aplikacionin Photos, ndryshime të mënyrës në të cilën Safari menaxhon videot etj.