Apple po punëson inxhinierë të Android, por pse?

Apple është një nga kompanitë më të mëdha në botë. Produktet e saj janë legjendare dhe celularët iPhone kanë revolucionalizuar tregun e celularëve.

Auto & Tek

06/08/2015 09:18

Për fat të keq, Google nuk e ka pasur këtë sukses me Android. Por, siç duket Apple do të punësojë inxhinierë të programimit nga Android.

Por, pse po e bën këtë Apple? Kjo ndoshta sepse Apple po planifikon të fillojë lansimin e disa aplikacioneve edhe për Android. Ne tashmë e dimë se Apple Music do të vijë edhe për Android, por punësimi i këtyre inxhinierëve do të thotë diçka më shumë, transmeton Lajmi.net.

Produktet që mund të bëhen të gatshme për Android janë iWork, Safari dhe Apple Music. Për këtë duhet të brengoset Google, së bashku me Microsoft.

Apple është duke u fokusuar në zgjerimin edhe më të madh të suksesit të saj, duke fituar kështu edhe përdorues të rinj të Android. (Lajmi.net)