Apple lanson OS X Yosemite dhe iOS 8

Prej lajmeve kryesore nga konferenca e Apple që u mbajt të hënën ishte lajmi që kompania zbuloi gjeneratën e ardhshme të sistemeve operative për desktop dhe për celularë.

Auto & Tek

04/06/2014 13:03

Sistemi i ri për Mac OS X, i quajtur Yosemite, është tani i gatshëm për krijuesit, dhe do të jetë i gatshëm pa para për klientët gjatë këtij muaji.

Në këtë sistem është futur edhe iCloud Drive, që lejon përdoruesit të shtojnë dosje dhe dokumente të reja, ku më pas mund të qasen në to nga pajisjet iOS dhe Windows.

Nga ana tjetër, sistemi për celularë iOS 8, i cili u shfaq nga Cupertino si parashikim, vjen me disa veçori të reja si integrimi me Shazam dhe aplikacionet e shëndetit.

Përveç këtyre, është shtuar edhe HomeKit që lejon ta ndani pajisjen tuaj iOS me Internet of Things.

Apple gjithashtu përmirësoi programet ekzistuese të Mesazheve, Mail dhe Fotografive. Një version beta i iOS 8 është tani i gatshëm për krijuesit, dhe është i përshtatshëm për iPhone 4s, 5, 5s dhe 5c, gjithashtu edhe për iPad 2, iPad me ekran Retinë, iPad Air, dhe që të dy iPad-ët mini.