Apple lanson iOS 8.1.3, rregullon shumë probleme

Apple edhe zyrtarisht ka lansuar versionin iOS 8.1.3. Përditësimi mund të shkarkohet duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Auto & Tek

28/01/2015 15:49

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje që të shkarkoni atë dhe ta instaloni përmes iTunes duke e futur iPhone-in tuaj në Mac apo PC.

iOS 8.1.3 përmban rregullime të disa problemeve dhe përmirësime në performancë. Madhësia e këtij shkarkimi është 246MB, transmeton Lajmi.net.

Cilat janë ndryshimet specifike? Përditësimi përfshinë:
1. Sasia e hapësirës e kërkuar për një përditësim është reduktuar.
2. Një problem i cili i ndalonte disa përdorues që ta shkruanin fjalëkalimin e Apple ID për Messages dhe FaceTime tani është rregulluar.
3. iOS 8.1.3 adreson një problem i cili shkaktonte që Spotlight të ndalonte së punuari, që tani është rregulluar.
4. Ka disa opsione të reja konfiguruese.