Apostolova ka një kërkesë për Kosovën

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, tha se Kosova ka bërë ligje të mira për luftimin e saj, por se, sipas saj, ato duhet të zbatohen në praktikë.

Lajme

10/12/2018 13:54

“Ne si Bashkim Evropian kemi një qëllim ta luftojmë këtë fenomen të rrezikshëm i cili mbetet i thellë në shumë fusha, korrupsioni e prish imazhin e Kosovës, minon besimin tek institucionet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që ta luftojë korrupsionin përmes marrëveshjeve të deritanishme. Këto politika mbesin në dorën e politikanëve kosovarë, kohëve të fundit ka pasur ligje të mira për luftimin e saj, kodi penal, ligji i informatorëve, por se miratimi i tyre duhet të zbatohet”, tha Apostolova.

Ajo, po ashtu, shtoi se forcimi i llogaridhënies dhe transparencës është një ndër çështjet kyçe, transmeton “Gazeta Express”.

“E lusim Kosovën të kryejnë reformat sa më shpejt, sepse korrupsioni e zhvillon Kosovën, krijon vende të reja të punës, ekonomi më të mirë, kushte më të mira për jetë dhe imazhi i saj në përgjithësi. Sot po fillon java e korrupsionit dhe duhet të dimë që luftimi i korrupsionit është që do angazhim çdo ditë të vitit dhe vetëm një aksion i përbashkët do të sjellë një të ardhme më të mirë”, ka theksuar Apostolova.